Gazetari britanik Meek: Fergusonin e larguan nga Manchester United
Dalja nw pension e Ser Alex Ferguson ka marrë një drejtim tjetër në media. Njëri nga miqtë e tij më të mirë, gazetari i Manchester United, David Meek ka zbuluar se dalja nw pension i Ferguson ka qenë i shtyrw nga vendimi i pronarëve të skuadrës.
Sipas Meek, thuhet se Ferguson ka menduar që të jetë trajner i “Djajve” edhe për vitin e ardhshëm dhe se ky vendim e ka befasuar pa masë. Gazetari që ndihmoi në shkruarjen e autobiografisë së strategut Ferguson, tha se familja Glazzer qëndron prapa këtij vendimi.
“Ferguson ka patur plane që të jetë trajner i Manchester edhe edicionin e ardhshwm. Vendimi i tij më ka befasuar pasi unë i dija planet e tij” tha Meek pwr mediat Angleze.
Me tej gazetari, që njihet si mik i Ferguson shton se: “Prapa këtij vendimi qëndron familja Glazzer e cila ia ka përshpejtuar pensionin Fergusonit. Kjo është një histori e diskutuar dhe përfunduar prapa shpine. Fergusonit iu kërkua që të fitonte Champios Ligwn këtë sezon por nuk ja arriti. Kjo ndoshta ka qenë një nga arsyet e shkarkimit të parakohshëm të tij nga Manchesteri” deklaroi Meek.
Gazetari britanik ka hapur një çështje e cila pritet të sjellë debate në mediat rreth shkarkimit të qwllimshmëm të familjes Glazzer apo një dorheqje të vetë Ferguson. Kjo mbetet për tu parë pasi vetë gazetari Meek është një mik i ngushtë i teknikut Skocez.