E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini thëret Kasanon te Siti

Kontaktet tashmë kanë filluar dhe vetë Kasano duket i tërhequr nga një aventurë e mundshme në Premier Ligë. Shuma që përflitet për mbylljen me sukses të këtij operacion mund të shkojë deri në 15 milion euro.Klubi italian mund të jetë i interesuar të shesë yllin e vet, duke qenë se me shumën e konsiderueshme mund të bëjë disa përforcime që ka në plan, duke filluar me Kandrevën e Livornos (në pronësi të Udinezes), Luçinin, Manfredinin dhe Gubertin.Menjëherë sapo u ul në stolin e “Citizens”, Mançini ka bërë gati listën e përforcimeve, ku përfshihen edhe emrat e Balotelit dhe Maikonit, të cilët, sipas trajnerit italian, janë të nevojshëm për të arritur objektivin, vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›