E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, Topalli takon fëmijët e policëve të vrarë

Duke ju uruar fëmijëve një jetë plot gëzim, shëndet fat e lumturi, znj. Topalli iu kërkoi atyre të jenë krenarë për djemtë dhe burrat e policisë që sakrifikuan për shtetin."Duhet të jeni shumë krenarë,  për prindërit tuaj, për nënën tuaj që ka forcën dhe kurajon që t’ju rrisë fëmijë të mirë e të edukuar, për t'ua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj. Duhet të jeni shumë krenarë, sepse s'ka gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin t'i nderohesh gjithë jetën", u shpreh kryetarja e Kuvendit."Ne në parlament, vijoi ajo, kemi bërë ligje duke menduar për statusin tuaj, për secilin prej jush që të ketë të sigurtë pensionin deri në moshën që të bëheni të zotë për jetën tuaj dhe për të ecur përpara. Derën e Kuvendit për sa kohë që unë do të jem Kryetare, por besoj edhe të tjerët pas meje, do ta gjeni gjithmonë të hapur. Edhe më të mira do t'i bëjmë ligjet që t'ju mbrojnë ju. Kjo është detyra jonë, detyra e shtetit që t'ju garantojë dhe t'ju bëjë të mundur që të mos ju mungojë asgjë".                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›