Manço, rekordmeni i Interit

Suksesi 3-2 kundër Sienës prodhoi numrin 11 të fitoreve rresht të Interit midis kampionatit (7), Ligës së Kampioneve (3) dhe Kupës së Italisë (1). Roberto Mancini konfirmoi veten si trajneri më i mirë në historinë zikaltër, me përqindjen më të mirë të fitoreve (63.66% të ndeshjeve të drejtuara), duke u ngjitur në kuotën e 126 fitoreve, po aq sa arriti edhe Xhovani Trapatoni në bankinë e Interit, i fundit që kishte fituar një titull me zikaltërit përpara Mancos. Por shifrat e bukura të teknikut aktual nuk mbarojnë, pas ndeshjes së kthimit në Kupën e Italisë me Rexhinën, ajo kundër Parmës për kampionat (të dielën në mbrëmje) do të jetë edhe e 200-a në stolin e Interit. Mancini ka një objekiv madhështor, të arrijë titullin e tretë rresht në kampionat dhe të fitojë Ligën e Kampioneve një trofe që mungon në klubin e rrugës "Durini", qysh prej 43 vjetësh.
REKORD – Në nivelin e statistikave Mancini ka koleksionuar në tre sezonet e tij të para në bankinën e Interit 106 suksese në 172 ndeshje (61.62%), duke zënë vendin e katërt midis trajnerëve më ë suksesëshëm pas Aldo Oliverit, Virxhilio Fosatit dhe Xhixhi Simonit. Por, me rezultatet e sezonit 2007-2008, tashmë Mancini ka arritur në 63.66 % të sukeseve në 198 ndeshje të drejtuara prej tij. Më mirë se ai këtë përqindje e kanë Nino Rezegoti (73,91 %) dhe Francesko Mauro që e kanë drejtuar Interin për vetëm një sezon (1919-1920) për një total prej 23 takimesh. Mancini nuk duket se do të ndalet me Rexhinën, në ndeshjen e kthimit të një të tetave në Kupën e Italisë, pasi dëshiron ta cojëmë lart rekordin e tij, edhe pse "djemtë" e tij fituan 4-1 ndeshjen e parë. Vitin e kaluar Interi e mbylli serinë e fitoreve po në shifrën 11, kur barazoi në Ligën e Kampioneve 1-1. Tani, Zaneti me shokë dëshirojnë të vendosin një tjetër rekord.
TRAPATONI – Në Siena, Mancini arriti suksesin numër 126, por aq sa ka regjistruar në pesë sezone me Interin, Xhovani Trapatoni. Trajneri aktual i Salcburgut (Austri), e arriti këtë në 230 ndeshje të drejtuara, kurse për Mancon ishin të mjaftueshme vetëm 198. Përvec Trap-it (të dy në vendin e dytë), Mancini ka përpara vetëm Herrerën. "Magjistari", ka arritur 205 fitore me Interin në nëntë vitet e drejtuara prej tij, por kontrata e Mancinit përfundon në vitin 2011, me rinovim automatik deri në vitin 2012, nësë tekniku fiton kampionatin apo Ligën e Kampioneve, dhe gjithcka është e mundur për Roberton.
SEZONI – Nëse në tre vjet e gjysmë zikaltër Mancini ka fituar 63.63 % të ndeshjeve zyrtare të diskutuara, përqindje mund të përmirësohet akoma më shumë, duke parë edhe ecurinë e rezultateve të këtij sezoni të jashtëzakonshëm 2007-2008. Interi ka luajtur 26 ndeshje midis kampionatit, Ligës së Kampioneve, Kupës së Italisë, Superkupës italiane, duke fituar 20 (72.92 %), barazuar 4 dhe humbur vetëm 2. Në kampionatet e mëdha europiane është i vetmi ekip që nuk ka humbur. Dhe nëse të dielën kundër Parmës do të fitojë, përqindja e fitoreve do ta kalojë 63 përqindshin.
Trajnerët e Interit
Trajnerët Sez. % e Fit. Ndesh. Fit. Bar. Humb
Roberto Mancini 4 63.63 198 126 52 20
Aldo Olivieri 2 63.15 76 48 13 15
Virxhilio Fosati 6 62.72% 110 69 9 32
Luixhi Simoni 2 61.64 73 45 12 16
Xhulio Kapeli 3 59.32 59 35 14 10
Toni Karnjeli 2 57.97 69 40 14 15
Heleno Herrera 9 56.01 366 205 93 68
Xh.Trapatoni 5 54.78 230 126 59 45
Morati: "Nuk jam i befasuar"
Presidenti i Interit, Masimo Morati, theksoi se nuk ndihet aspak i befasuar nga rezultatet e arritura nga "krijesa" e tij. "Nuk ka asnjë surprizë për rezultatet që po marrim, - tha ai për "Sky", - pasi skuadra po luan shumë e vendosur dhe me vazhdimësinë, që të gjithë ne prisnim". Padroni nuk humbi rastin për t'i bërë elozhe Ibrahimovicit, i cili fitoi të hënën edhe cmimin si "Lojtari i vitit 2007" në Suedi. "Shënoi një gol të madh dhe luajti shumë mirë. Ka mundësinë të shfrytëzojë gjithcka".