Programohen miqësoret e Antalias, e para kunder Vostok

Vostok e Kazakistanit dhe gjermanët e Energie Kotbus, mund të jenë dy kundërshtarët e afërt të kombëtares shqiptare të futbollit, në ditët e zborit të Antalias. Prej dy ditësh tratativat e nisura nga drejtuesit e ekipit përfaqësues, kanë përcaktuar jo vetëm kundërshtarët por edhe ditët dhe oraret e ndeshjeve miqësore. Të shtunën, kombëtarja do të luajë kundër ekipit kazakistanas "Vostak". Takimi do të zhvillohet në orën 17.00. Ndërkohë që të mërkurën e ardhëshme, Shqipëria ka shumë mundësi të luajë me gjermanët e Energie Kotbus, ekip i Bundesligës me të cilën aktivizohet edhe mesfushori i përfaqësueses Ervin Skela. Gjithashtu tratativa po zhvillohen për një tjetër ndeshje edhe me nje ekipi Ukrainas . Por ende nuk është arritur ndonjë akord.
Marre nga fshf.org