E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandatet KQZ refuzoi shqyrtimin e kerkeses se anetareve te majte

Trajnimi i anëtarëve të komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë në zgjedhjet e qershorit 2013 ishte pjesë e diskutimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Ky institucion synon që përmes këtij kualifikimi anëtarët të kenë mundësi të respektojnë detyrimet sa kohë marrin përsipër të jenë pjesë e administrim të procesit zgjedhor. 
Anëtarët miratuan me konsensus aktin normativ, sebashkume propozimet e bera ne funksion te ketij procesi.  Por kjo mbledhje ka nisur me debate mes nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba dhe  kryetares Lefterie Lleshi, lidhur me diskutimin e kërkesës së propozuar nga opozita,  për thirrjen e një mbledhje për caktimin  e mandateve për zonat zgjedhore për zgjedhjet e 2013-es.  Tre anëtarët e majtë në KQZ depozituan në këtë institucion kërkesën për të rishqyrtuar shpërndarjen e mandateve sipas projektvendimit të propozuar nga KQZ dhe jo sipas vendimit të marrë nga Komisioni i Ligjeve për të lënë në fuqi ndarjen sipas formulës së përdorur për zgjedhjet e 2009-es.  Për këtë arsye, Biba kërkoi që kjo kërkesë të përfshihej në rendin e ditës, pasi në të kundërt do të ishte shkelje e ligjit. Në qëndrimin e kryetares Lleshi shqyrtimi i ndarjes se mandateve është ezauruar në KQZ dhe tashmë nuk mund te kthehet më në këtë institucion për diskutim.
Për më tepër që në gjykimin e kryetares së KQZ-së kjo çështje është trajtuar dhe pritet një votim përfundimtar nga ana e Kuvendit.
Pas diskutimeve te gjata KQZ vendosi qe te mos e kaloje ne votim kete kerkese, dyke refuzuar keshtu shqyrtimin e saj.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›