eshtja e Fierit opozita braktis diskutimin e ligjit me 35
Çështja e Fierit rikthehet sërish në skenën e debatit politik, e shkak për këtë është bërë shqyrtimi sot në Komisionin e Ligjeve projektligji për nëpunësin civil.
Opozita në këtë komision braktisi punimet me pretendimin se ende nuk është zgjidhur çështja e Fierit.
Komisioni kuvendor i Ligjeve nisi sot në mëngjes shqyrtimin e projektligjit për statusin e nëpunësin civil. Kjo nismë është një prej tre ligjeve që kërkohen nga Brukseli për marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Por që në fillim të mbledhjes deputetët e opozitës bënë një deklaratë dhe më pas e braktisën sallën. Nënkryetari socialist i komisionit Fatmir Xhafaj tha se drafti u sorollat për gati 3 muaj ndërsa socialistët kërkojnë zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit.
Për kreun e komisionit Ilir Rusmali opozita e ka problem integrimin dhe se referendumi do japë zgjidhje për 3 ligjet. Pas largimit të opozitës deputetet e PD e shqyrtoi e vetme projektligjin.