E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mandati i Belerit, Meta: Prova e radhës e kapjes së shtetit dhe e drejtësisë nga mafia

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së kryesisë, Meta komentoi vendimin për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit për bashkinë e Himarës.

“Pasi e penguan të betohej duke e burgosur politikisht, si dhe pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, ditën e fundit të ankimimit, që tregon provën e radhës se kapjes totale të shtetit dhe të drejtësisë nga narkoshteti dhe ramaforma, dhe mafia ndërkombëtare që pastron paratë në vendin tonë”, tha ai.

Ai shtoi se e gjithë kjo maskaradë ndodhi pikërisht në ditën kur Rama inaguronte tunelin e Llogorasë, sipas tij, “një tjetër vepër superkorruptive, që u inagurua jo në funksion të turizmit siç u propagandua, por në funksion të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, dhe në funskion të përshpejtimit të pastrimit të parave në Himarë, si lavatriçen e Edi Ramës”.

Meta u ndal dhe në tema të tjera që kishin të bënin me ekonominë, kryesisht me të të ardhurat.

Degradimi i demokracisë dhe i shtetit ligjor, vuri në dukje ai, ecën paralelisht, me degradimin e ekonomisë dhe falimentimin e Shqipërisë, e sidomos të familjeve të ndershme shqiptare, gjë që sipas tij, e tregojnë më së miri, treguesit e shpopullimit.

“Sipas të dhënave më të fundit të Fondit Monetar, Shqipëria është e fundit në rajon sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, që në vitin 2023 ishte sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian”, deklaroi ai.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›