TEL AVIV – Ushtria izraelite avancon në qytetin e Gazës

TEL AVIV, 8 korrik /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka avancuar më tej në zonat jugore dhe perëndimore të qytetit të Gazës, i cili ndodhet në veri të Rripit të Gazës, njoftuan sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
“Në orët e para të mëngjesit, ushtria izraelite nis operacionet kundër terrorizmit në zonë dhe u bëri thirrje civilëve të largoheshin”, tha IDF.
Trupat e IDF-së arritën në selinë e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA) në qytetin e Gazës.
Radioja e ushtrisë raportoi sot për përleshje me anëtarë të armatosur të grupit militant palestinez Hamas.
Sipas raporteve të spitalit palestinez, të paktën 15 persona u vranë. Numri i viktimave mund të rritet ende pasi punonjësit e shpëtimit nuk ishin në gjendje të arrinin shumë zona të banuara për shkak të luftimeve.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Ushtria izraelite ka avancuar fillimisht në pjesën veriore të zonës bregdetare të rrethuar gjatë luftës.
Banorët e prekur nga sulmi e përshkruan operacionin izraelit si një “natë terrori”. //a.i/