E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Beqajt PS dorezon kerkesen ne Kushtetuese

Vetem 24 ore perpara se mazhoranca te votoje ne Kuvend heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja Partia Socialiste kerkon interpretimin kushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese te kater neneve qe flasin per mandatet e deputeteve.

Grupi parlamentar socialist ka vendosur te vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Sekretari i grupit parlamentar Taulant Balla ka depozituar kerkesen me 35 firma e cila kerkon mendimin te gjykates persa i perket interpretimit te kushtetutes neni 70 pika 3 dhe 71 e cila parashikon heqjen e mandatit te deputeteve.

Keshtu pikerisht neni 70 i kushtetutes se Shqiperise ne piken 3 te tij parashikon qe Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Ndersa neni 71 pika 1 parashikon qe mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.

Ligjvenesit socialist duken te vendosur per te cuar deri ne fund mbrojtjen e kolegut te tyre Ilir Beqja i cili akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur kushtetuten duke marre pjese ne tendera publike ne kohen kur ishte deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Krahas venies ne levizje te Gjykates Kushtetuese deputetet e majte do te kerkojne votim te fshehte ne Kuvend per mandatin e z.Beqja. Keshilli per rregulloren e mandateve dhe imunitetit pas dy mbledhjeve ka hartuar nje dokument permes te cilit kerkon parlamentit te votoje pro kerkeses per heqjen e mandatit te deptuetit Ilir Beqja nga ana e Gjykates Kushteteuse.

Deri tani Partia per Drejtesi dhe Unitet ka deklaruar voten e saj kunder ndersa Levizja Socialsite per Integrim ende nuk eshte shprehur se cfare qendrimi do mbaje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›