Si paraqitet formati i tryezes se partive per reformen zgjedhore
Ne tryezen e partive politike per reformen zgjedhore do te marrin pjese vetem partite parlamentare. Ne baze te ftesave te derguara nga lideri i PD-se per nje reforme te rendesishme sic eshte ajo per ndryshimin e Kodit Zgjedhor do te japin mendime vetem gjashte parti politike ndersa dihet shume mire qe spektri i partive politike ne Shqiperi eshte shume here me i gjere. Nga keto gjashte parti parlamentare qe do te marrin pjese ne tryeze kater i perkasin koalicionit qeveritar ndersa opozita eshte ftuar te marre pjese vetem me dy parti Partine Socialiste dhe Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut qe jane te perfaqesuara ne Kuvend. Megjithese reforma zgjedhore behet ne prag te zgjedhjeve per pushtetin vendor kreu i PD-se ka vendosur te ftoje ne tryeze partite ne baze te rezultatit ne zgjedhjet e fundit politike per Kuvendin e Shqiperise nderkohe qe pushteti vendor drejtohet edhe nga shume forca te tjera politike qe aktualisht nuk jane te perfaqesuara ne Kuvendin e Shqiperise. Organizatoret e tryezes kane lene jashte saj mjaft parti qe aktualisht drejtojne disa bashki apo komuna te vendit.
Zgjerimi
Duket qarte se organizimi i tryezes se partive politike per reformen zgjedhore eshte nje perpjekje per te zgjeruar rrethin e partive qe do te japin mendime dhe sugjerime per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Kjo per faktin se sa here qe jane bere ndryshime ne Kod jane bere vetem me pjesemarrjen e dy partive politike respektivisht Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Pikerisht keto dy parti kane vendosur per cdo gje persa i perket reformes zgjedhore duke lene jashte perfaqesimin e interesave te partive te vogla. Por duket se marreveshja politike me LSI-ne e ka nxitur Berishen qe te ndermarre nismen per reformen zgjedhore duke bere nje perpjekje per zgjerimin e rrethit te partive qe do te japin mendimin e tyre per ndryshimet ne Kod. Nderkaq Levizja Socialiste per Integrim por edhe partite e tjera te vogla se pari pritet te synojne te heqin veton PD-PS ne vendimmarrjen ne komisionet zgjedhore. Kjo ka qene kerkese e vazhdueshme e partive te vogla te cilat kerkojne qe vendimmarrja te merret me shumice dhe jo per shkak te bashkimit te votave PD-PS. Po keshtu partite e vogla pritet te kerkojne perfaqesim ne komisionet zgjedhore me komisioneret apo vezhguesit e tyre. Megjithate pritet qe diskutime me teknike te zhvillohen diten e premte ku per baze do te merren rekomandimet e OSBE/ODHIR-it te bera ne raportin e publikuar fill pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
Volfart Berishes Permiresime ne Kod jo ndryshime drastike
Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim ambasadorin e Prezences se OSBE-se ne Tiranes Eugen Volfart. Gjate takimit Berisha e njohu ambasadorin me propozimet me te fundit te bera prej tij ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike per fillimin e reformes zgjedhore. Berisha theksoi se duke qene se oferta e paprecedente e maxhorances bere Partise Socialiste ne muajin shtator vazhdon te refuzohet nga kreu i PS-se procesi i reformes zgjedhore duhet te ece perpara ne interesin me te mire te vendit dhe per kete arsye maxhoranca do te promovoje nisjen e saj ne nje format sa me perfshires. Berisha e njohu ambasadorin edhe me ftesen qe u ka bere partive parlamentare per tu mbledhur ne nje tryeze te rrumbullaket diten e premte. Kryeministri Berisha theksoi se per kete eveniment eshte perzgjedhur Kuvendi si forumi i demokracise i bazuar ne vullnetin e popullit. Kryeministri u shpreh i hapur edhe per kontributin qe mund te japin partite e tjera si dhe organizatat e specializuara te shoqerise civile.
Ambasadori i Prezences se OSBE-se ne Tirane Volfart e pergezoi kryeministrin per kete nisme duke e cilesuar ate si te shkelqyer qe garanton perfshirje te aktoreve te interesuar e qe vjen ne momentin e duhur per shkak se pergatitjet zgjedhore te bera ne kohe kane nje rendesi themelore per zgjedhjet e ardhshme. Duke vleresuar qe Kodi Zgjedhor eshte nje kornize mjaft e mire per zgjedhje demokratike ambasadori vleresoi synimin e reformes se ardhshme per permiresimin e metejshem dhe jo ndryshime drastike te kuadrit ligjor. Me tej ai u tha se perfshirja e shoqerise civile dhe e partive te tjera politike do te sjelle transparence dhe perfshirje per te gjithe aktoret e interesuar. Ambasadori Volfart e pranoi ftesen e Berishes qe Prezenca e OSBE-se te jete pjese e ketij procesi si dhe shprehu gatishmerine per te dhene ekspertizen gjithashtu angazhim i cili u mireprit nga kryeministri.
Kreu i Senatit te Holandes Van Der Linden viziton Tiranen
Me ftese te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli kryetari i Senatit te Holandes zoti Rene van Der Linden do te zhvilloje nje vizite disaditore ne Shqiperi. Ai ka mberritur dje ne kryeqytetin shqiptar ndersa per diten e sotme ne axhenden e tij parashikohet qe te pritet ne nje takim te vecante nga kryetarja e Kuvendit znj. Topalli e me pas te dy homologet do te japin dhe nje prononcim per shtyp. Gjate vizites se tij kryetari i Senatit te Holandes do te zhvilloje takime edhe me kreret me te larte te shtetit me Presidentin e Republikes zotin Bamir Topi kryeministrin e Shqiperise zotin Sali Berisha me kryetarin e Bashkise se Tiranes zotin Edi Rama si dhe me personalitete te tjera.
Olldashi Vendimi per liberalizimin e vizave erdhi pasi permbushem reformat
Levizja e lire e shqiptareve u garantua nga permbushja e reformave dhe realizimi i zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne vend. Ka qene ky shpjegimi qe ka dhene ministri i Transporteve njekohesisht deputet i PD-se Sokol Olldashi ne nje takim me te rinjte e qytetit te Fierit. Ai ka hedhur poshte akuzat e opozites per procesin e fundit elektoral duke kerkuar nga kreu i PS-se Edi Rama qe te riperserise deklaratat e bera pas 28 qershorit. Nuk do te kishte qene e mundur te arrihej liberalizimi i vizave ne qofte se Shqiperia nuk do te bindte cdokend prej kancelarive te vendeve europiane qe Shqiperia di te beje zgjedhje te lira te ndershme zgjedhje qe plotesojne standardet e OSBE-se. Ne e arritem kete me 28 qershor dhe do te donim qe edhe ne kete pike te kishim pasur kontributin e Partise Socialiste. Do te donim qe kryetari i tyre tu ishte permbajtur deklaratave qe beri diten e pare pas zgjedhjeve kur tha qe keto jane zgjedhjet me te mira te bera ndonjehere ne Shqiperi dhe kur doli rezultati dhe e pa veten humbes ktheu drejtim dhe tha Te hapen kutite e lepurit. Nuk mund te mbahet Shqiperia peng me kutite e lepurit. Shqiperia deshmoi me 28 qershor qe di te beje zgjedhje te lira zgjedhje me standarde dhe pikerisht edhe per kete shkak ne arritem te marrim liberalizimin e vizave - u shpreh Sokol Olldashi. Ish-ministri i Brendshem deklaroi gjithashtu se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dha rezultatet e saj ne levizjen e lire te shqiptareve. Me tej ministri Olldashi theksoi se te gjithe duhet te respektojne ne menyre rigoroze afatin e qendrimit ne hapesiren Shengen si dhe domosdoshmerine e pajisjes me pasaportat biometrike.
20 Tetor 2010