E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqes prova e madhe per maxhorancen

Nga numrat e llogaritur gjer me tani duket se maxhoranca do ta kete te veshtire ta coje ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese.

Teksa dy deputete te saj tashme kane deklaruar voten e tyre kunder si Paulin Sterkaj dhe Dritan Prifti edhe dy deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet jane shprehur se do te abstenojne. Nga nje perllogaritje e thjeshte del se maxhoranca mund te humbase numrin magjik prej 71 deputetesh gjate seances te se enjtes.

As Levizja Socialiste per Integrim nuk e ka percaktuar qarte pozicionin e saj ne lidhje me heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja i cili akuzohet se ka shkelur Kushtetuten e vendit duke marre pjese ne tendera publike duke qene deputeti i Kuvendit.

Nga nje perllogaritje e thjeshte shumica prej 71 kartonesh mund te lekundet. Pak kohe me pare maxhoranca kishte 75 deputete. Largimi i dy prej tyre si dhe vota abstenuese e PDU-se ben qe numri te bie ne 71 gjithmone nese nuk do te kete ndonje rrjedhje vote.

Ne kete pike kritike maxhoranca duhet te mase mire forcat e saj. Votimi i se enjtes do te jete i fshehte d.m.th deputetet do te votojne neper kuti ashtu sikurse e parashikon edhe rregullorja. Mendohet se deputetet socialiste do te jene te pranishem ne seance per te dhene voten e tyre pro kolegut Beqja. /S.Lleshi/start/

2010-10-18 0953

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›