E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqjas ne Kushtetuese

Parlamenti votoi me 70 vota pro dhe 67 kunder kerkesen per dergimin e ceshtjes se mandatit te deputetit Ilir Beqja ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me detyren.

Me ane te kesaj kerkese Kuvendi i propozon Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja.

Para votimit kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci kerkoi votim te fshehte gje qe nuk u pranua nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli pasi sipas saj po votohej per raportin qe do te dorezohet Gjykates Kushtetuese dhe jo per individin.

Votimi eshte kryer ne menyre te shpejte dhe pas mbylljes ne salle ka patur kundershti te forta nga ana e opozites.

Ruci ka kerkuar fjalen por nuk i eshte dhene kjo e drejte nga kryetarja Topalli e cila tashme kishte deklaruar mbylljen e seances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›