Eurobondi ndez kuvendin

Ne fund te viti 2011 qeveria duhet te paguaje per kredine e rruges Durres-Kukes jo vetem interesat por edhe vete kredine prej 195 milione euro. Sipas opozites kjo eshte arsyeja qe qeveria nxiton te rimarre borxh.
Kostoja e eurobondit duket se nuk do te jete aq e ulet sa pretendonit. Ndoshta perfitimi nga eurobondi do te jete ne nje shtrirje kohe me te gjate e pageses se principialit tha deputeti socialist Arben Malaj.
E kemi te drejten qe ta mbajme deri ne 2012 po kemi bere perpjekje per ta hequr para kohe per te ulur koston e kesaj kredie sqaroi ministri Bode.
Sipas socialisteve nguti i qeverise mund te rrise edhe interesin e borxhit te ri qe po perpiqet te marre.
Sido qe te luiani me shifra zoti minister jeni ne trendin negativ te rritjes se kostos te borxhit dhe rritja me 40 perqind e kostot se nje borxhi eshte barre e rende tha Malaj.
Borxhi publik i Shqiperise eshte rreth 60 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto. Kjo rritje e borxhit ka vendosur opoziten dhe maxhorancen ne skalion e betejes edhe se kush i ka menaxhuar me mire financat publike.
Kjo eshte hera e dyte qe qeveria do tentoje te marre borxh permes eurobondit. Plani fillestar ishte ne prill te ketij viti por deshtoi per shkak te krizes se borxheve.
Ne marreveshjen e miratuar ne kuvend eshte parashikuar nje interes deri ne 8.5 per qind. Por ministri i Financave tha sot se do te sjelle nje ligj qe i jep te drejten qeverise te marre borxh pa kerkuar miratimin e kuvendit per te mos zbuluar paraprakisht interesat cka sipas tij e demton procesin.