E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Feithit zgjatet për 6 muaj

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian i ka vazhduar mandatin deri më 31 gusht përfaqësuesit special të unionit në Kosovë Pieter Feith, i cili njëherësh është edhe shef i Zyrës Ndërkombëtare Civile në Prishtinë. Vendimi është miratuar pa debat për vazhdimin e mandatit të përfaqësuesit evropian në Kosovë, gjë e cila ishte paraparë të bëhej në mbledhjen e shefave të

diplomacive evropiane të hënën e kaluar, kur u ishte vazhduar mandati për gjashtë muaj të gjithë të dërguarve të posaçëm të unionit në botë. Zyrtarët në takim kanë shpjeguar se mandati i të gjithë të dërguarve të veçantë të 27 vendeve anëtare të BE së në botë mund të shqyrtohet, kur me siguri deri kah mesi i vitit do të formohet Shërbimi për veprim të jashtëm evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›