E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Thirrja e Kadafit në moment të papërshtatshëm

"Nëse ato janë të sakta, këto janë komente pak të zakonshme për t'u bërë, që vijnë në një moment të papërshtatshëm në një kohë që Bashkimi Evropian po punon intensivisht me Zvicrën për të arritur një zgjidhje diplomatike për zgjidhjen e krizës mes Zvicrës dhe Libisë'', theksoi Lutz Güllner në një konferencë shtypi.

Mouammar Kadafi kërkoi dje luftë të shenjtë (xhihad) kundër Zvicrës, për shkak të ndalimit të minareve, votuar me referendum në fund të nëntorit me pothuajse 60 për qind.
Që nga koha kur djali i Kadafit ishte arrestuar në një hotel në Gjenevë të Zvicrës në vitin 2008, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë ndërprerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›