E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manellari vishet verdheblu, ish-kapiteni i Laçit firmos me Elbasanin

Elbasani përforcon mesfushën me një element cilësor. Isi Manellari është blerja më e re e klubit verdheblu.

27-vjeçari, që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Laçit do të nisë një eksperiencë të re në Elbasan.

“Manellari vjen në Elbasan pas eksperiencës me ekipin e Laçit duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit. 27-vjeçari i bashkohet familjes verdheblu duke shtuar cilësinë në organikën e mesfushës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›