E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrahmani i dëmtuar: mungon ndaj Fiorentinës, rrezikon edhe City-n

Rrahmani, jashtë për ndeshjet ndërkombëtare. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovsë ëshë kthyer në bazë dhe tani po vlerësohet gjendja e tij.

Lojtari tashmë i është nënshtruar analizave në Spitalin Pineta Grande, të cilat konfirmuan rezultatet e kontrolleve fillestare të kryera me ekipin kombëtar. Ai ka një dëmtim në kofshën e djathtë.

Rrahmani tashmë ka filluar programin e tij të rehabilitimit, me siguri do të humbasë ndeshjen e ligës me Fiorentinën dhe me shumë mundësi ndeshjen emocionuese të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City më 18 shtator. Objektivi i tij është të kthehet në aksion kundër Pisa-n më 22 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›