Maniaku seksual, shok i ngushtë me babanë e vajzave që abuzonte
Durrës- Historia e një miqësie mes burrash që është mbyllur nga abuzimi seksual me vajzat dhe akoma më keq me një krim makabër ndaj 18 vjecares Aishe Vata.
Gazeta IDEA, gjatë bisedave me banorë të fshatit dhe fqinjë të familjes Vata ka mësuar edhe gjithë historinë e marrëdhnies mes tyre. Muhamet Vata, babai i vajzave, ka ardhur nga fshati Surroj i Kukësit në lagjen ‘Partizani’ në komunën Xhafzotaj, në vitin 1999. Ai ka ndërtuar fillimisht aty një barakë e më pas një shtepi të mirë. Në këtë lagje Muhameti gjeti Shaban Norjen, i cili pasi ka shitur tokën e tij tek një firmë, filloi të punojë si roje i objekteve të saj deri ditën që u arrestua. Muhamet Vata, sapo ka mbërritur ka filluar të punojë si elektroaut, në një servis larg shtëpisë e më pas një një oficinë më afër, duke ndërtuar më pas edhe një pikë të vetën.
Ndërsa vitet kalonin dy burrat ishin aq miq sa hynin e dilnin në shtëpitë e njëri – tjeterit familjarisht. Shaban Norja kishte filluar hyrje-daljet e tij përgjatë 2003, 2004 deri në 2009 kur për familjen Vata dhe për lagjen plasi skandali. Në vitin 2009 u martua njëra nga vajzat e Muhamet Vatës e cila një ditë pas dasmës u rikthye në shtëpinë e prindërve pasi burri nuk prani ta mbante për nuse sepse nuk ishte e virgjër. Kur u kthye ajo lakoi vetëm një emër “Xha Shabanin” si njeriun që kishte abuzuar me të seksualisht kur ishte e mitur. Babai i vajzës, sipas banorëve të lagjes, në 2009 zgjodhi të mos flasë më me Shaban Norjen, ta shikonte përditë aty në lagje dhe ta shmangëte takimin nëpër rrugët e fshatit me të. Askujt nuk i shkoi në mend të denonconte se cfarë kishte ndodhur edhe pse kishe dyshime se ai kishte abuzuar me dy vajzat e kësaj familjeje.
2003-2009
Gjatë këtyre viteve miqësia mes dy familjeve dhe besimi mes tyre ishte aq i fortë, sa Muhameti linte për të fjetur dy vajzat e tjera, në shtëpinë që i moshuari ka tek katër rrugët e Shijakut. Vajzat në atë kohë kanë qenë të dyja të mitura. Kishte raste, thotë një banor i lagjes, kur 81 vjecari i merrte të dyja vajzat e vogla në motorr “se plaka i kishte qejf, dhe e ndihmonin në punët e shtëpisë”. Bashëshortja e Shaban Norjes ka ndërruar jetë para gjashtë muajsh dhe nuk mund të konfirmohet nëse e ndjera kishte nuhatur apo jo se në shtëpinë e saj ndodhnin këto monstriuzitete.
Frika
Tashme që është zbuluar se edhe dy vajzat e Vatajve janë abuzuar nga monstra nuk është gjë fatkeqësia e pashoqe e Aishe vatës se sa është frika se cfarë do të ndodhë me dy vajzat e tjera tashmë të martuara. Gjatë ditës së djeshme krushqit janë paraqitur vetëm pak caste në këtë shtëpi të cilës nuk i ndahen tragjeditë dhe më pas janë larguar. Nuk dihet nëse mentalitetet e njerëzve do të ndikojnë edhe më tej në jetën e pjestarëve të kësaj familjeje, që mbylli sytë përballë një monstre, pikërisht për hir të mentaliteteve.
Alma Hado / IDEA /