E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manita e Barcës, show i Villa-Sanchez

Barcelona e ka mposhtur lehtë Cordobën në ndeshjen e kupës duke fituar ndeshjen e dytë me rezultat 5 me 0.

Manita e Barcelonës filloj që në minutën e 17 me golin e Alcantaras. Villa në minutat 21 dhe 26 shënoj 2 gola të shpejtë për 3 me 0 në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar për Alexis Sanchez. Ylli kilian realizoj dy herë në minutat 55 dhe 85.

Barcelona në këtë ndeshje u paraqit pa yjet si Messi, Xavi, Iniesta, Valdes, Alba e Pique duke i dhënë mundësinë më shumë lojtarëve të bankës rezervë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›