Vdes futbollisti në fushë

Futbolli brazilian është tronditur nga një rast tragjik në fushën e futbollit ku ka vdekur një futbollist. Ngjarja ndodhi në seancën stërvitëse të një skuadre që bën gara në ligën e pestë të futbollit brazilian.
Gjatë stërvitjes, futbollisti 28 vjeçar u shtri në tokë ndërsa bashkëlojtarët e tij u munduan ta mbajnë në jetë në mënyra të ndryshme.
Duke e parë se ai nuk mund a kthenin në jetë, skuadra e dërgoj urgjentisht futbollistin në spital por që ai tani më kishte humbur jetën. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së futbollistit.