E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manja: Mirënjohje për ata që shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm në sistemin penitenciar

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me punonjës në sistemin penitenciar.

Manja shprehu mirënjohje për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm në sistemin penitenciar – nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, te stafi mbështetës dhe drejtuesit.

“Secili prej jush, me punën dhe sakrificat tuaja, jeni shembull i integritetit dhe humanizmit, duke kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe më humane”, u shpreh Manja.

“Në këtë prag festash, ju uroj gëzime, shëndet dhe suksese në familjet dhe jetën tuaj profesionale. Le të jetë viti i ri një kapitull i ri plot arritje dhe motivim! Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë!” – theksoi Manja.

1 nga 14

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›