E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manja: Ombudsmanët, rol të pazëvendësueshëm në respektimin e të drejtave të njeriut

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në takim Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Azerbajxhanit (Ombudsman), Sabina Aliyeva.

Manja theksoi se roli i ombudsmanëve (Avokati i Popullit – shën. i red.) është i pazëvendësueshëm në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në takim u bisedua gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit midis dy ombudsmanëve.

“Si vende mike biseduam mbi thellimin e bashkëpunimit midis dy ombudsmanëve dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›