E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Të mbijetuar të Holokaustit u kërkojnë të rinjve të votojnë në favor të demokracisë

BERLIN, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Tetë të mbijetuar të Holokaustit u kanë bërë thirrje të rinjve, në një letër të hapur, që të përdorin votën e tyre në favor të demokracisë.

”Për miliona prej jush, zgjedhjet evropiane janë zgjedhjet e para në jetën tuaj; për shumë prej nesh, ato mund të jenë të fundit”, thuhej në letrën e publikuar sot në Berlin.

“Jepini një shans demokracisë. Shkoni dhe votoni. Le të tregojmë së bashku se ‘Kurrë më’ nuk është thjesht një frazë, por një premtim. Një premtim që vlen edhe sot. Dhe nesër. Dhe përgjithmonë”, theksojnë ata.

Nënshkruesit përfshijnë 102-vjeçarin Georg Stefan Troller, së bashku me dëshmitarët e tjerë bashkëkohorë Leon Weintraub, Walter Frankenstein, Eva Szepesi, Ruth Winkelmann dhe Margit Korge.

Letra u nënshkrua gjithashtu nga Renate Aris, 88 vjeçe, dhe Eva Umlauf, 81, të cilat i mbijetuan persekutimit nazist kur ishin fëmijë.

Letra e hapur titullohet ”Kurrë më është tani”.

Weintraub tha se ”katër nga pesë të afërmit e mi më të afërt, vëllezërit e motrat e mia, prindërit e mi, kushërinjtë e mi, u vranë”.

“Ky është rezultati, pasoja e qëndrimit “Ne jemi më të mirë se të tjerët” – dhe pasojat e këtyre mendimeve radikale, të shikimit nga lart ndaj të tjerëve, të ksenofobisë. Kjo fatkeqësisht do të thotë se historia mund të përsëritet – por kjo nuk duhet”, shton ai.

Zgjedhjet evropiane mbahen në të gjitha vendet e BE-së nga 6 deri më 9 qershor./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›