E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manja pret studentët e magjistraturës nga Bavaria: Promovuam arritjet e reformës në drejtësi

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndau një moment të veçantë në Ministrinë e Drejtësisë, ku kishte mysafirë studentët e magjistraturës nga Bavaria, të udhëhequr nga gjyqtari Gernot Zehelin.

Takimi ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe eksperienca mes sistemeve të drejtësisë, duke promovuar arritjet e reformës në drejtësi, veçanërisht procesin unik të vetingut, si dhe sfidat që kjo reformë përballon.

“Nuk ndodh shpesh të kemi në Ministrinë e Drejtësisë mysafirë si studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga gjyqtari Gernot Zehelin. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe eksperiencat mes sistemeve tona të drejtësisë, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut, por edhe sfidat e kësaj reforme!”, shkruan Manja. 

Ministri Manja në fund të postimit të tij, theksoi se diskutimet me studentët ishin gjithmonë interesante dhe motivuese.

Ministri Manja pret studentët e magjistraturës nga Bavaria 1 nga 7

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›