E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani e Minxhozi: Qytetare, kaloni pengesat dhe aplikoni per kartat

Dy drejtuesit socialist, Ylli Manjani e Qemal Minxhozi kane inspektuar qendrat e votimit ne qarkun Diber. "Qytetaret e Matit dhe Dibres, ende nuk e kane mundesine qe te marrin karten me 2 mije leke. Zyrat e postes nuk e ofrojne kete sherbim per cdo qytetar, dhe ky eshte nje rast qe ne jemi ketu per ta denoncuar fuqishem, sepse po mohohet e drejta e zgjedhesve. Jane te pakten 40 mije zgjedhes ne qarkun e Dibres, qe nuk u jepet karta me 200 leke, nderkohe qe ne disa komuna, kemi konstatuar per fatin e keq, edhe raste selektive, ku pajisen anetare te Partise Demokratike me karta 200 lekeshe dhe anetare te Partise Socialiste, por edhe ata qe nuk jane as te PS apo PD, nuk e kane kete mundesi", tha Manjani. Ai ka paralajmeruar kryeministrin Berisha se socialistet jane ne cdo qender pavaresisht qellimeve te tij te mbrapshta. "Jemi ketu per te denoncuar, se te gjithe ata punonjes shteti, qe refuzojne te zbatojne vendimet e qeverise se tyre per arsye politike, ne do t'i denoncojme per ndjekje penale ne prokurorine e rrethit", tha Manjani. Ndersa Minxhozi eshte shprehur se "pavaresisht problemeve per kartat e identitetit, u bej thirrje popullit te qarkut te Dibres, te nxitojne te marrin kartat. Ata duhet te demonstrojne deshiren e tyre, qe me 28 qershor, te pajisen me dokumente, ne menyre qe te japin verdiktin e tyre".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›