E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjola e hekurt Dalia

Manjola e hekurt, kështu e cilësojnë prej kohësh Dalia Gribauskaiten, 56 vjecaren, bjonden e cila që nga viti 2009 është presidente e Lituanisë. E para femër që mban këtë post në historinë e vendit të saj, ajo tashmë do të jetë dhe presidentja e radhës në Bashkimin Europian deri në 31 dhjetor të këtij viti. 
Në jetën personale ajo ka vërtetuar se ana e hekurt e saj nuk është vetëm në qeverisje. Ajo mban rripin e zi në soirtub e xhudos dhe ka mubndur shumë kampinë meshkuj gjatë karrierës së saj. Por deri në fund të këtij viti palestra e saj do të jetë bashkimi europian.
E diplomuar me notat maksimale në ekonomi politike, dhe me një master të marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme në karrierën e saj politike. Zëvendës ministre e jashtme më pas ministre finance në vendin e saj, komisare europiane për Kulturën dhe për Bilancin. 
Bnë vendin e saj ka shkurtuar shpenzimet publike dhe ridimensionuar buxhetin, dhe ka thënë pulbikisht që e mbështet këtë politikë madje duke filluar që nga ulja e pagave të politikanëve. 
Dhe në fakt Lituania është një nga vendet që ka shënuar rritjen më të shpejtë ekonomike në të gjithë Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›