E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas nje nate perplasjesh te dhunshme vazhdojne tensionet ne Egjipt

Në betejën mes Egjiptit laik dhe Vëllezërve myslimanë, ka ndërhyrë ushtria. Viktimat deri tani janë 30 ndërsa të plagosurit mbi 400 në të gjithë vendin. 
Përpasje të dhunshme janë regjistruar në Aleksandri, duke regjistruar 12 viktima në qytetin e dytë më të madh të vendit. 
Në Kajro, ushtarët, kanë përdorur automjetet e blinduara për ti dhënë fund dhunës së shpërthyer për kontrollin e rrugëve lidhëse me sheshin Tahrir që mbetet në duart e protestuesve anti Morsi. 
Por dita është shënuar dhe nga shkrirja e parlamentit nga ana e presidentit në detyrë Mansur, si dhe nga arrestimi i numrit dy të vëllazërisë myslimane me akuzën e nxitjes së dhunës. 
Por protestat zgjerohen në të gjithë Egjiptin, deri në kufi me Gazën. Dëshmitarë okularë tregojnë se ka pasur të shtëna në të gjithë zonën. Një filmim amatorial, që është publikuar nga vëllezërit myslimanë, tregon një grup personash që janë mbledhur për tu lutur përpara një ndërtese qeveritare, në qytetin Arish. Besnikët e kësaj lëvizjeje manifestojnë për rikthimin në postin e presidentit të Mohamed morsi. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›