Manning kerkon falje per rrjedhjen e informacioneve

Me një lëvizje surprizë, Bredli Mening kërkon falje. Më vjen keq që kam dëmtuar njerëz dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtari amerikan i cili është shpallur fajtor për spiunazh dhe një sërë akuzash të tjera pas dhënies së informacioneve të rezervuara për Uikiliks, ka bërë këtë deklaratë para gjykatës ushtarake.
Në fjalën e fundit pra marrjes së vendimit përfundimtar për dënimin, ai është shprehur se ka qenë i vetëdijshëm për atë që po bënte, por jo për pasojat që do të sillte veprimi i tij. Themeluesi i Uikiliks Asanzh, ka reguar duke thënë se Mening i ka bërë këto deklarata nga presioni dhe izolimi prej tre vjetësh. 25 vjecari i shpallur fajtor për 20 nga 22 akuzat rrezikon deri në 90 vjet burg.
Administratës Obama tashmë i duhet të përballet dhe me kandidaturën e Mening për Nobel për paqen pas firmosjes së peticionit në Oslo.