E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet e PS dhe PD per Bashkine e Korces

Sotiraq Filo do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, pasi Niko Peleshi të japë dorëheqjen kur të marrë zyrtarisht edhe detyrën e zv/kryeministrit të ardhshëm. Ndonëse ende jo zyrtare, kandidatura e Filos konfirmohet nga burime në PS. Aktualisht ai është n/kryetar i Bashkisë së Korçës. I kontaktuar nga ABCneës, Filo tha se do ta pranonte me shumë kënaqësi detyrën. Ndërsa kryetari aktual, Niko Peleshi, në pritje të zyrtarizimit të emrit të Filos nga Partia Socialiste, e quajti atë si kandidaturën më të mirë gjatë një bisede telefonike me ABCneës.
Përballë Filos, si kandidat i Partisë Demokratike, duket se do të jetë Gjergji Mero, aktualisht rektor i Universitetit të Korçës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›