Mano Menezes trajneri i ri i kombëtares braziliane

Trajneri i 5 herë kampionëve të botës Brazilit, nuk do të jetë Muricy Ramalho, por Mano Menezes, nga i cili pritet vetëm zyrtarizimi në një konferencë për shtyp. Federata braziliane e Futbollit i ka ofruar pankinën e kombëtares teknikut, Mano Menezes, aktualisht në drejtimin e Corinthians. Në fakt kjo është tentativa e dytë e Federatës për të gjetur njeriun e duhur për të drejtuar Selecaon në Kupën e Botës 2014, që do të zhvillohet pikërisht në Brazil, por zgjedhja e parë, Muricy Ramalho, u detyrua të heqë dorë, pasi klubi i tij Fluminense, nuk e lejoi të prishte kontratën.
Menezes, u bë i famshëm për ngritjen në Divizionin e Parë të Gremios në 2005, dhe që dy vjet më pas e udhëhoqi në finalen e Kupës Libertadores. Kështu kur dukej se zëvendësuesi i Carlos Dungës do të ishte Ramalho, ndodh parakalimi i Menezes. Në fakt, preferenca e Federatës për Ramalho, ka ardhur pas fitores ndaj Cruzeiros, që i dha Fluminenses kryesimin e renditjes. Por presidenti i klubit, Roberto Horcades, ka qenë i prerë për të mos e lënë trajnerin të lirë. Kështu vetëm në mbrëmje, Federata braziliane e futbollit ka bërë të ditur se presidenti Ricardo Teixeira i ka ofruar pankinën, trajnerit të Corinthias, Mano Menezes.
Eno Skarço