E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita e Shkëlqim Kokonozit

Ne keto dite te nxehta vere kur aktivitetet kulturore kane reshtur thuajse fare, si nje fllad i fresket vjen ekspozita e piktorit Shkelqim Kokonozi. Ne gjine e peizazhit, portretit dhe kompozimit Kokonozi sjelle tek publiku krijimtarine e tij me te fundit duke terhequr jo pak vemendjen por dhe duke u evidentuar si nje artist origjinal ne sfumaturat ngjyres gri.

Pas disa ekspozitave të përbashkëta të suksesshme, Shkëlqim Kokonozi ka vendosur t’u flasë më vete artdashësve. Ai prezantohet me 14 punë në gjininë e peizazhit, portretit dhe kompozimit, të realizuara në vaj në kanavacë.

Kokonozi njihet për stilin e tij të veçantë në realizimin sidomos të portreteve, ku figura vjen e abstraguar dhe shpreh një pikëvështrim ndryshe të autorit. Të 14 pikturat janë të realizuara gjatë vitit 2010 dhe prezantohen për herë të parë për publikun. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 10 gusht.

Mira Tuci Azhornuar së fundi ( e shtunë , 24 korrik 2010 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›