E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 2 te rinj mbyten ne Prespe

Tragjedi ne Maqedoni ku dy te rinj jane mbytur ne Liqenin e Prespes. Bashke me dy te rinjte ndodhej edhe nje shoku i tyre, i cili ka arritur te shpetoje.

Sipas te dhenave nga vendi fqinje, ngjarja ndodhi ne afersi te Pretorit. Te rinjte u futen per t’u lare ne ujerat e ftohta te liqenit por dy prej tyre nuk kane arritur te dalin ne breg qe ndodhej rreth 150 m larg, ndersa shoku i tyre ka qene me fat, pasi ai arriti t’i shpetonte vdekjes.

Policia po heton per te zbardhur shkaqet qe cuan ne mbytjen e dy te rinjve.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›