Afganistan/ Rrëzohet helikopteri, 16 të vdekur

Një helikopter civil u rrëzua sot në provincën jugore afgane të Kandaharit, bëri të ditur ushtria amerikane, dhe ndërkohë një agjenci ruse e lajmeve njoftoi se të paktën 16 persona kishin humbur jetën në këtë aksident.
Zëdhënësja e ushtrisë amerikane, Christine Sidenstricker nuk dha detaje të tjera lidhur me shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve "Interfax", të paktën 16 persona gjetën vdekjen nga rrëzimi i helikopterit të prodhimit rus "Mi-8" në bazën ajrore të Kandaharit.