Maqedoni: Autoritetet kthejnë masën e ndalimit për Zoran Zaev
Autoritetet maqedonase kanë kthyer masën e ndalimit për një nga figurat kryesore të opozitës, që dyshohet për korrupsion.
Zoran Zaev ishte liruar me kusht pas arrestimit të tij më 17 korrik. Autoritetet urdhëruan dje që të rikthehej masa e ndalimit për kryetarin e Bashkimit Social-Demokrat dhe kryetarin e Bashkisë së Strumicës për 30 ditët e ardhshme.
Një gjykatë në Shkup shprehu shqetësimin se zoti Zaev mund të përpiqej të ushtronte ndikim tek dëshmitarët e çështjes.
Ai dhe
katër këshilltarë të tij, dyshohet të kenë lidhje me një leje të diskutueshme
ndërtimi për një kompleks biznesi në qytetin juglindor. Udhëheqësit
e Partisë Social-Demokrate e kanë denoncuar çështjen si të motivuar
politikisht.
Kjo parti
pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar kur
koalicioni konservator i kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE fitoi 63
vende në parlamentin me 120 anëtarë. //ii