E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Bagdat, 28 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë, dhe mbi 90 të plagosur; 22 të vrarë në Kirkuk

Autoritetet irakiane thane se 3 shpëthimeve vetëvrasëse gjatë një pelegrinazhi fetar në Bagdat shkaktuan të paktën 28 të vrarë, mes tyre fëmijë, si dhe mbi 90 të plagosur.


Policia tha se njoftimet fillestare lenë të kuptohet se autorët e të 3 shpërthimeve ishin gra.


Shpërthimet ndodhën sot brënda një kohe të shkurtër në lagjen Karada, ndërkohë që mijëra besimtarë shiitë po shkonin në tempullin Kadimija në pjesën veriore të kryeqytetit. Pelegrinazhi arrin kulmin nesër.


Ndërkaq në Irakun verior, autoritetet thanë se sot në Kirkuk u vranë të paktën 22 veta, ndërsa po mernin pjesë në një demonstratë. Më shumë se 80 persona të tjerë u plagosën nga ky shpërthim.


Dje, ushtria amerikane njoftoi se trupat irakiane dhe ato të koalicionit vranë 4 militantë të al-Kaidës dhe kapën 58 të tjerë gjatë luftimeve në veriperëndim të Irakut.


Ushtria tha se luftimet e djeshme në provincën Ninewah lanë të vrarë edhe 4 ushtarë irakianë. 6 trupa të tjera irakiane dhe një ushtar i koalicionit u plagosën.   (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›