Maqedoni, BDI synon kryetarin e Parlamentit
SHKUP- BDI në kalkulimet për formimin e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE në tryezën e negociatave do të ketë kërkesën për të marrë postin e kryetarit të Parlamentit.
Burime pranë kësaj partie bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se nuk kanë filluar ende negociatat për Qeverinë, por kërkesa për kryeparlamentarin si një nga tre postet ky[e në shtet do të jetë në tryezën e negociatave.
Nga fundi i javës pritet të fillojnë negociatat e para, ndërsa në tryezën e bisedimeve pritet të jenë krerët më të lartë të dy partive, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski.
BDI gjithashtu si[ bëhet e ditur pritet të kërkojë edhe dikastere më të rëndësishme ministrore. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka deklaruar se është ende herët për kombinatorika për qeverinë e ardhshme, pasi që sipas tij akoma nuk është mbyllur procesi zgjedhor.
Edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka mohuar dje tu përgjigjet pyetjeve lidhur me formimin e koalicionit qeveritar dhe ndarjes së pushtetit.
Qeveria e re do të duhet të formohet deri në fillim të muajit gusht, ndërsa konstituimi i përbërjes së re parlamentare do të bëhet më së voni deri më 25 qershor, ku më pas kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të marrë mandatin nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov për formimin e koalicionit qeveritar. (INA)