Pushohet ceshtja ndaj Ristanit Prokuroria jo hetim ndaj kreut te KQZ-se
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për pushimin e çështjes së ankimimit të bërë nga Partia Socialiste për pavlefshmërinë absolute të vendimit të KQZ-së për vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit të gjetura jo në kutitë respektive, është i mjaftueshëm edhe për pushimin e çështjes në Prokurori, lidhur me kallëzimin penal të kryer nga Partia Socialiste për kreun e KQZ-së, Arben Ristani.
Vendimi i Kolegjit automatikisht vlerëson konform ligjeve vendimet e KQZ-së dhe rrëzon pretendimet për shkelje procedure apo ligji nga Ristani, sikundër pretendoi PS në kallëzimin penal të kryer në Prokurori.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve pushimi i çështjes është thjesht çështje proceduriale dhe nuk ka nevojë për një vendimmarrje për plotësimin e procedurës.
Partia Socialiste tentoi të bllokonte mbledhjet e KQZ-së duke tentuar të hynte me forcë, por që deputetët dhe militantët nuk mundën të kalonin kordonët e policisë.
Presionet e Partisë Socialiste ndaj KQZ-së vijuan me deklarata për dhunë dhe me kallëzimet më Prokurori.
Së fundmi, PS vijoi me të njëjtën strategji edhe ndaj Kolegjit Zgjedhor pas vendimit të së premtes që pushoi ankimimin e saj ndaj numërimit të votave të vlefshme të qytetarëve, të cilët kishin ngatërruar kutitë përkatëse.