E Diel, 1 Nëntor 2026

Navalny u kthye ne Moske premton fitore ne zgjedhje

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është kthyer në Moskë me tren, nga vendi Kirov, dhe në fjalimin para masës së tubuar të mbështetësve tha se “jemi nisur për në zgjedhje dhe ne do të fitojmë”.

Një masë e madhe e mbështetësve të tij është tubuar sot herët në mëngjes në stacionin hekurudhor në Yaroslavsky për ta përshëndetur Navalnyn. Në momentin kur Navalny ka zbritur nga treni, ata kanë brohoritur “Navalny ,kryetar i bashkisë”.

Navalny e ka falënderuar masën e tubuar për mbështetje gjatë procesit në gjykatën në Kirov, ku ai të entjen ishte dënuar për përvetësim, por dje është liruar përkohësisht nga një gjykatë tjetër, pas kërkesës së prokurorisë.
Të premtën, prokurori ka kërkuar që Navalny të lirohet derisa ai të apelojë vendimin.

Gjykatësi e ka cituar kandidaturën e tij për kryetar të Moskës si një nga arsyet për lirimin e kritikuesit të njohur të qeverisë ,duke u shprehur se burgimi i Navlanit e vë atë në pozitë të pafavorshme kundrejt kandidatëve të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›