Biden ne manastirin e Decanit

Ai u mireprit nga Ati i Manastirit te Decanit, Sava Janjic i cili i uroi mireseardhje nenpresidentit Biden.
“Jam i lumtur qe kthehem perseri. Heren e fundit kur isha ketu, ne Kosove ishin rrethana te tjera dhe une po shoh ndryshime qe nga ajo kohe. Shpresojme qe i gjithe rajoni i Ballkanit per here te pare ne histori te jete pjese e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara shpresojme se kjo do te ndodhe dhe ju mbeshtesim ne kete aspekt”, tha Biden.
Nderkohe, rreth 100 serbe te veriut te Mitrovices kane protestuar ne afersi te ures se Iberit, ne shenje pakenaqesie per viziten e nenpresidentit amerikan ne Kosove.
Serbet e veriut, kane kritikuar organet institucionale ne Beograd per pritjen qe i kane bere nenpresidentit amerikan, Josef Biden.
Sipas protestuesve serb, Biden eshte armiku me i madh i serbeve. Te cilet kane akuzuar ate, se ai eshte fajtor per krijimin e shtetit te dyte shqiptar ne Ballkan.
Protesta te serbeve jane zhvilluar edhe ne komunen e Shterpces.