E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni-Kosove ndeshjefutbolli ndermjet diplomateve

Te tjera rreth shkrimit Digjet flamuri maqedonas pergjigja ndaj fyerjeve ksenofobe Thirrjet ksenofobe AK e PDIU Provokim Pas tensioneve te krijuara nga djegia e flamurit maqedonas nga Fikshat ne Kacanik ministria e jashtme e Maqedonise ka propozuar organizimin e nje ndeshje miqesore mes ekipeve futbollistike qe do te formohen nga te punesuar ne ministrite e dy vendeve me cka do te jepet shembull simbolik se marredheniet mes dy vendeve jane te mira.

Kete ide e ka propozuar ministri i puneve te jashtme te Maqedonise Nikolla Popovski ne nje takim me ambasadorit kosovar ne Shkup Skender Durmishi.

Ishte nje takim i rregullt ku u bisedua per marredheniet e mira mes dy vendeve. Pati edhe nje iniciative simpatike qe te kete nje ndeshje te perbashket te futbollit mes ekipeve te dy ministrive. Natyrisht edhe tema lidhur me incidentin e Kacanikut ishte teme e bisedes deklaroi Durmishi.

Djegia e flamurit maqedonas ne ndeshjen mes Lepencit dhe Drites ka shkaktuar reagime te ashpra te partite maqedonase kurse Ministria e puneve te jashtme ka kerkuar zbulimin dhe sanksionimin e autoreve. Partite shqiptare ne Shkup kane vleresuar se incidenti ne Kacanik ka ndodhur si pasoje e skandalit ne ndeshjen miqesore mes kombetareve te Maqedonise dhe Shqiperise kur tifozet maqedonas ofenduan shqiptaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›