Maqedoni, LSDM bisedime për ndryshime

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, LSDM-ja ka filluar të përpunojnë idetë për ndryshimin dhe përmirësimin e organizimit të strukturave të partisë, pas humbjes në zgjedhjet e 5 qershorit.
Krerët e LSDM-së po përgatisin qeveri në hijë, por përmbajtja e saj do të publikohet pas 100 ditëve të qeverissë të re, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Nikolla Gruevski. Vendimi për formimin e qeverisë në hije është marrë në kongresin e fundit të partisë në Manastir, ku është rënë dakord që të punohet për zgjerimin e frontit opozitar, me parti të cilat nuk kanë fituar mandate të deputetëve.
Sipas agjencisë Ina, socialistët kanë vendosur kështu të mos i lënë “të marrin frymë” pushtetarët e rinj, duke i survejuar ata në çdo moment, nëpërmjet strukturave të tyre partiake.