Maqedoni: Lirohet me kusht një nga udhëheqësit e opozitës i akuzuar për korrupsion
Në Maqedoni, nënkryetari i Bashkimit Social-Demokrat Zoran Zaev u liria me kusht pasi autoritetet e ndaluan atë nën akuzat për korrupsion.
Një gjykatë në Shkup e la atë të lirë pasi e mori për 12 orë në pyetje. Policia e ndaloi zotin Zaev, që është edhe kryetar i bashkisë i qytetit të Strumicës, së bashku me katër këshilltarë të tij, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit për një kompleks biznesi.
Social-Demokratët e opozitës
bojkotuan parlamentin në shenjë proteste ndaj ndalimeve të cilat ata i quajtën
të motivuara politikisht. //rd//