E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, MPB, të enjten shpërndan materialet zgjedhore

Ministria e Punëve të Brendshme, nga dita e enjte do të fillojë shpërndarjen e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit në 84 Komisionet Zgjedhore Komunale.
"MPB do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitetet konform ligjeve dhe kompetencave për sigurimin e materialit zgjedhor, shpërndarjen e sigurt të tij, si dhe dorëzimin pranë Komisioneve Zgjedhore Komunale, në afat prej 72 orëve para ditës së votimit dhe dorëzimin e tyre pranë këshillave zgjedhore 24 orë para ditës së votimit në 2.964 vendvotime. Shpërndarja bëhet në koordinim paraprak me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Për sigurimin e transportit janë formuar ekipe speciale policore si dhe njësite dhe patrulla efektive.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›