Liri Berisha: Fëmijët, ju jeni të rëndësishëm për ne!
Në festën e fëmijëve, znj. Liri Berisha e pranishme në panairin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë, një evendimet i organizuar vetëm për ta, lëshon mesazhin se ata janë dashuria e një vendi.
“Ne të rriturit, përcjellim urimet më të përzemërta, por marrim nga ju, harenë, sinqeritetin në çdo moment të ditës sonë. Ju na tregoni se sa të dobishëm jeni, dhe sa e rëndësishme është jeta me ju dhe për ju”.
Ndërkaq, fjalën e radhës e mbajti dhe zv.Ministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila nuk la pa përmëndur dhe vlerësimet për kontributin e vyer, dhënë nga Dhoma e Tregtisë.