E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Marrëveshje VMRO-DPMNE - BDI për qeverinë e re

Në Maqedoni është arritur miratimi për formimin e koalicionit të ri qeveritar. Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partia fituese në zgjedhjet e fundit nga blloku shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jenë partnerët e rinj në qeverinë e drejtuar nga Nikolla Gruevski.

Partia shqiptare pritet të drejtojë pesë ministri, ndërsa do t'i takojë edhe një post i zëvendës-kryeministrit. BDI të hënën do t'ia dorëzojë mandatarit Gruevski listën me emrat e kandidatëve për në kabinetin e ri qeveritar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›