Maqedoni: Përsëriten zgjedhjet në 187 qendra votimi
Nesër në Maqedoni përsëriten zgjedhjet në 187 qendra votimit, dy javë pasi raundi i parë i zgjedhjeve u shoqërua me incidente me armë dhe manipulime.
Bashkimi Evropiuan dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje zyrtarëve maqedonas që të sigurohen për zhvillimin e balotazhit të drejtë dhe pa incidente.
Partia konservatore në pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski fitoi shumicën dërmuese të vendeve të parlamentit në raundin e parë të zgjedhjeve më 1 qershor. Kjo parti fitoi dy herë më shumë se sa rivalja e saj, Unioni Social-Demokrat, që zuri vendin e dytë. Balotazhi i nesërm nuk pritet të ndryshojë rezultatin e përgjithshëm.
Zyrtarët
maqedonas janë zotuar të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar që raundi i dytë i
zgjedhjeve zhvillohet në qetësi, pasi Bashkimi Evropian paralajmëroi se
zgjedhjet e shoqëruara me akte dhune mund të ngadalsojnë përparimin e vendit të
tyre drejt anëtarësisë në BE. (ze)