E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Shembet kulmi i spitalit te Gostivarit

Mbreme pas mesnate si pasoje e eres se fuqishme ne Gostivar te Maqedonise eshte rrezuar kulmi i spitalit te qytetit.

Nuk ka pasoja ne njerez nderkohe qe eshte shkaktuar dem i konsiderueshem material. Personeli spitalor qe ishte ne detyre gjate incidentit shprehet se ishin frikesuar per sigurine e tyre dhe te pacienteve nga pasojat e eres. Drejtoria e spitalit ka bere te ditur se pacientet nga pavijoni i femijeve qe ndodhet ne katin me te larte te spitalit ishin evakuuar per tiu shmangur ndonje fatkeqesie eventuale. Sherbimet e spitalit megjithate kane vazhduar sot punen pa pengese. Kulmi i rrezuar ishte vendosur para shtate vjetesh. Ministri i Shendetesise Bujar Osmani i cili vizitoi spitalin e Gostivarit paralajmeroi se meremetimi do te filloje sa me pare qe te jete e mundur per tiu shmangur shiut dhe kushteve te pavolitshme klimatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›