E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i stacionit Pensilvania ne Nju Jork

Si sot 100 vjet me pare u hap stacioni Pennsylvania i Nju Jorkut dhe treni i pare i pasagjereve nen lumin Hudson hyri ne Manhattan. Ndertesa klasike ne mes te Manhattanit mbijetoi per rreth 50 vjet para se te prishej per te bere nje stacion te ri. Sot stacioni Pennsylvania ose sic njihet shkurtimit Penn Station eshte nen toke dhe ka te perbashket me paraardhesin e tij vetem emrin dhe vendin. Sot ka plane per nje rinovim te trete te stacionit Penn per te cilin perkrahesit shpresojne se do te ktheje bukurine dhe kenaqesine e te udhetuarit me tren ne qytetin e Nju Jorkut.
Dikur hynim ne qytet si zoter ndersa tani si minj keshtu iu referua historiani Vincent Scully stacionit te pare plote hapesire dhe me pas stacionit nen toke qe e zevendesoi ate ne vitet 60.
I projektuar nga arkitekti Charles McKim ndertesa madheshtore e stilit romak me mermer dhe granit roze terhoqi 100 mije vizitore ne diten qe u hap ne vitin 1910. Lorraine Diehl autore e librit The Late Great Pennsylvania Station mban mend kur luante atje ne femijeri.

do hapesire e atij stacioni sikur te zgjonte imagjinaten. Per shembull kur hyje aty nga bulevardi i tete shikoje menjehere kolona gjigande dhe tavanin prej xhami. Mendja e fillonte udhetimin para se te hypje ne trenin i cili kalonte neper kete hapesire.

Ndertesa ishte zbukuruar me skulptura shqiponjash e zonjushash njera personifikim i dites dhe tjetra i nates sic tregohen ne kete liber fotografish nga artisti i Nju Jorkut William Low i cili nuk e pa kurre me sy ndertesen por ishte frymezuar nga fotografite dhe pershkrimet e vjetra.

Kjo ndertese ishte teper frymezuese sikur shikon per here te pare Kanionin e Madh. Nuk mund ta shprehesh dot me fjale idene e kesaj hapesire gjigande.

Low pikturoi dhomat e vecanta te stacionit vendi i grumbullimit me tavan qelqi dhe celiku restorantet dhe dhomen e pritjes me tavan te larte te cilen shkrimtari Thomas Wolfe e pershkruante si nje hapesire aq te madhe sa qe mund te ruante tingullin e kohes nje tingull te lehte e te pafund.
Por ne fillim te viteve 60 pronari i stacionit Kompania Pennsylvania e Hekurudhave ishte ne falimentim.
Prandaj ia shiti stacionin mbi toke nje kompanie e cila ndertoi arenen sportive Madison Square Garden.

Stacioni u shkaterrua skulpturat u hoqen pa asnje fare dinjiteti dhe u hodhen ne fushat e mbeturinave ne shtetin fqinj te Nju Xherzit.

Vetem 6 arkitekte protestuan kunder shkaterrimit te stacionit ne vitin 1963 dhe kjo nuk pati asnje ndikim. Humbja u kuptua me kalimin e viteve dhe coi ne miratimin e ligjeve per mbrojtjen e pikave muzeale.

Asnjeri nuk eshte i kenaqur me stacionin Penn ne formen e tanishme. Njerez qe as nuk e kane pare stacionin original e kujtojne ate me dhimbje. Ishte ndoshta krimi me i madh arkitektural qe eshte kryer ne qytetin e Nju Jorkut.

Peg Breen eshte presidente e grupit privat Ruajtja e Monumenteve Historike te Nju Jorkut. Ky grup esht perpjekur qe nga viti 1993 qe ta shnderoje ndertesen e postes se vjeter matane rruges ne nje version te trete te Stacionit Penn i cili do te merrte emrin e senatorit te ndjere Daniel Patrick Mojnihan qe e mbeshteti kete ide.

Kjo godine u ndertua ne vitin 1912 nga Charles McKim arkitekti i Stacionit Pennsylvania dhe eshte arkitektura binjake e stacionit te vjeter Penn. Ajo u ndertua kur hapesirat shteterore shfrytezoheshin per te nderuar publikun dhe kur hyje ne nje ndertese te tille sikur degjoje Ky eshte nje qytet i mrekullueshem ju jeni nje qytetar i denje ne nje hapesire shume te bukur.

Rinovimi i trete i stacionit pritet te kushtoje shume me teper se nje milliarde dollare dhe nese cdo gje shkon sipas planit ai do te perfundoje brenda 8 vjetesh. Megjithate ai do te jete vetem nje hije e zbehte e stacionit original Pennsylvania. Por grupi privat i Peg Breen thote se per pasagjeret qe mberrijne ne Nju Jork ai do te krijoje perseri nje dere te bukur per ne qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›