E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni Situate e rende nga rreshjet e bores

Moti i keq ne Maqedoni ka bllokuar fshatrat malore ne veri dhe veriperendim te vendit si edhe ka veshtiresuar trafikun.

Fshatrat e rajonit te Karadakut te Kumanoves dhe te Shkupit jane izoluar teresisht banoret thone se nuk kane si zbresin ne qytet ne rast te ndonje nevoje emergjente.

Per shkak te kushteve te veshtira as mjetet e renda per pastrimin e bores nuk kane se si ngjiten ne keto vise. Ushtria e vendit po perpiqet me helikoptere tu dale ne ndihme banoreve ne fshatrat e thella malore duke i furnizuar me ushqime dhe barna.

Shume shkolla fillore dhe te mesme ishin te mbyllura gjate javes dhe me gjase do te vazhdojne te jene te mbyllura edhe ne ditet qe vijne sic eshte rasti me qytetin e Tetoves dhe Gostivarit.

Qendra per Menaxhimin e Krizave nje organ qeveritar u sugjeron banoreve te mos udhetojne pa nevoje. Pas nje orteku debore ne rrugen Mavrove - Diber e Madhe ne afersi te Manastirit te Bigurit eshte ndaluar qarkullimi i automjeteve ne kete aks rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›